BallinaBota

Njeriu i Vitit për Time Magazine: Një çift presidencial

Kjo është hera e parë që një zv/President zgjidhet Personi i Vitit. “Dyshja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”, shkruhej në një tuit të revistës Time.“Person i Vitit nuk ka të bëjë vetëm me vitin që shkoi, por edhe me drejtimin që po shkojmë”.

Edward Felsenthal, kryeredaktori i Time, thotë se katër vitet e ardhshme do të jenë një sprovë e madhe për ata dhe ne të gjithë për të parë nëse mund të materializohet uniteti i premtuar”.

Lexo më shumë  Mbi 20,000 fëmijë janë të varrosur, të bllokuar, të ndaluar dhe të humbur, mes luftës në Gaza

“Biden dhe Harris ndajnë besimin se qeverisja empatike mund të rikthejë solidaritetin e humbur’, shkruante në tributin e saj për fituesit revista Time.

“… të gjithë Presidentët trashëgojnë probleme nga paraardhësit, por Biden është i pari të cilit i duhet që literalisht ta detoksifikojë Shtëpinë e Bardhë.Lufta me pandeminë është vetëm fillimi i sfidës, në shtëpi dhe jashtë.Duhen rindërtuar aleancat, kaluar paketat e ndihmës dhe formuar qeveria”.

Time theksoi një listë të gjatë urdhrash ekzekutivë që Presidenti i zgjedhur po planifikon të zbatojë sapo të futet në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë rikthimin e DACA, ripërfshirjen në Paktin e Klimës së Parisit dhe shfuqizimin e pengesave në lëvizje.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu

Tre individë të tjerë ishin në listën e shkurtër për të marrë çmimin: lëvizja për drejtësi racore, Donald Trump, dhe Dr. Anthony Fauci bashkë me punonjësit e Shëndetësisë.

TIME shpall një Personi i vitit çdo vit që nga 1927.Vjet çmimi i shkoi aktivistes së mjedisit, Greta Thunberg.

Rruga Press

YouTube player