Studiot e mëdha të filmit ndalojnë shfaqjen e filmave në Rusi
Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar daljen e filmave në kinematë ruse, pas pushtimit të Ukrainës.
Njoftimet nënkuptojnë se filmat e mëdhenj si The Batman, Turning Red dhe Morbius, nuk do të shfaqen siç ishin planifikuar, raporton BBC.
Kjo pasi qeveritë në botë kanë vënë sanksione kundër Moskës.
Ditëve të fundit, korporatat, përfshirë prodhuesit e veturave dhe gjigantët e energjisë, i kanë shkëputur lidhjet me Rusinë.
The Batman ishte planifikuar të shfaqej në Rusi të premten.
Rruga Press