Dy orkestra në Munih shkarkojnë dirigjentin rus për mbështetjen ndaj Putinit
Valery Gergiev është shkarkuar nga puna si kryedirigjent i Filharmonisë së Munihut, për shkak të mbështetjes së tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe sepse nuk kundërshtoi pushtimin e Ukrainës, ka thënë kreu i qytetit gjerman të martën.
Dieter Reiter tha se vendimi vjen pasi Gergiev nuk iu përgjigj kërkesave të Reiterit që 68-vjeçari të ndryshonte qasjen, raporton AP.
“Kam pritur që ai të rimendojë dhe rishikojë vlerësimin e tij pozitiv për liderin rus”, ka thënë Reiter. “Pasi kjo nuk ndodhi, opsioni i vetëm ishte ndërprerja e menjëhershme e lidhjeve”.
Gergiev ka qenë kryedirigjent i Munihut prej sesionit 2015-2016.
Filharmonia e Rotterdamit në Holandë po ashtu ka shpëtuar marrëdhëniet e punës me Gergievin për çështjen e Rusisë në Ukrainë.
Rruga Press