Blinken-Shkeljet ndaj të drejtave të njeriut po shtohen çdo orë nga Rusia
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po i drejtohet Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ku paralajmëron se abuzimet e të drejtave të njeriut nga Rusia po shtohen nga ora në orë.
Sulmet ruse po godasin shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit dhe po shkatërrojnë infrastrukturën kritike, thotë ai.
Lexo më shumë PowerChina, qindra miliona euro nga projektet strategjike në Serbi, pa tenderë publikë
Autobusët civilë, makinat dhe ambulancat janë goditur të gjitha nga bombardimet, thotë zoti Blinken.
Sekretari i Shtetit paralajmëron gjithashtu se Kremlini “po rrit represionin e tij brenda Rusisë”, duke kërcënuar qytetarët me deri në 20 vjet pas hekurave nëse ndihmojnë Perëndimin.
Ai u kërkon anëtarëve të këshillit që të dënojnë veprimet e Rusisë “në mënyrë të vendosur dhe pa mëdyshje”.
© Rruga Press

