Bota

Zelensky ngre në këmbë Parlamentin Evropian, kërkon nga BE-ja të mos heqë dorë nga Ukraina


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë të dëshmojnë solidaritetin e tyre me vendin e tij, vetëm një ditë pasi ai nënshkroi një kërkesë për t’u bashkuar në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi dëshmuar forcën tonë. Ne e kemi dëshmuar këtë, në minimum, ne jemi të njëjtë si ju. Kështu që dëshmojeni se jeni me ne. Dëshmojeni që nuk do të na lëshoi. Dëshmojeni që jeni evropian”, ka thënë ai në një video adresuar Parlamentit Evropian të martën.

Lexo më shumë  Zvicra do të thërrasë ambasadorin izraelit lidhur me ligjin e dënimit me vdekje për palestinezët

Zelensky ka thënë se ai the vendi i tij po luftojnë për mbijetesë nga pushtimi i Rusisë.

“Pastaj jeta do të triumfojë nga vdekja dhe drita do të fitojë kundrejtë errësirës. Ne jemi duke luftuar për mbijetesë, ky është motivi ynë më i lartë, por ne gjithashtu po luftojmë të jemi të barabartë në Evropë”.

Duke postuar në Twitter, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se “vendimi më i mirë i Bashkimit Evropian është ta pranojë Ukrainën. Kohët historike kërkojnë vendime historike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve”.

Lexo më shumë  Pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *