BotaKryesore

“Asnjë vend në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt kur bëhet fjalë për Putinin”, tha presidenti i Lituanisë për CNN

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë “nuk mund të ndihet i sigurt” kur bëhet fjalë për presidentin Putin, pasi pushtimi rus në Ukrainë hyri në ditën e tij të gjashtë.

“Asnjë vend në Bashkimin Evropian [BE], në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt tani. Po, Ukraina është objektivi numër një, por nëse ne nuk mund ta mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina do të bjerë , sigurohuni që ne do të jemi të radhës, se Rusia do të vijë nëpër dyert tona, “tha Nauseda për CNN kur u pyet nëse Putini mund ta kthejë vëmendjen e tij në shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë në një moment.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Të hënën, Lituania së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Letoninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë publikuan një letër të hapur duke i kërkuar BE-së që t’i japë menjëherë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.

Kur u pyet për mbështetjen e tij për ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, Nauseda tha për CNN Europe se kishte një “detyrë morale” për të përfshirë vendin në bllok.

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

Të bëhesh anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *