Bota

Gjyqtarët në Premier League nuk do t’i ndëshkojnë lojtarët që tregojnë përkrahje për Ukrainën

Gjyqtarëve të Premier Leagues u është thënë që të lejojnë lojtarët të tregojnë mbështetje për Ukrainën pa u ndëshkuar me kartonë të verdhë, pas kartonit të diskutueshëm të lojtarit Matty Cash të shtunën e kaluar.

Mbrojtësi i Aston Villas u paralajmërua pasi zhbllokoi rezultatin në fitoren 2:0 ndaj Brightonit dhe më pas hoqi fanellën e tij për të zbuluar një mesazh solidariteti për bashkëlojtarin e tij te Polonia, Tomasz Kedziora, i cili është pjesë e Dynamo Kievit. Cash u ndëshkua nga gjyqtari John Brooks për heqjen e fanellës së tij, gjë që konsiderohet si sjellje josportive sipas ligjeve të lojës.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Cash nuk do të ishte ndëshkuar nëse ai thjesht do të ngrinte fanellën e tij për të zbuluar mesazhin, me fjalët “TK + Familja Qëndro i fortë vëllai im”.

Arbitrit tashmë janë inkurajuar të tregojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri drejt lojtarëve që janë prekur nga ngjarjet në Ukrainë. Po ashtu, disa klube të tjera në Premier League treguan mbështetje simbolike për Ukrainën përpara ndeshjeve të vikendit të shkuar, ndonëse Cash ishte lojtari i vetëm që e bëri këtë veprim gjatë lojës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Lojtarët e Evertonit dolin jashtë me flamurin e Ukrainës para ndeshjes me Manchester Cityn, ndërsa kundërshtarët e tyre kishin të veshura bluza që shfaqnin flamurin dhe mesazhin “Jo luftë”. Futbollistët e Ukrainës, Vitaliy Mykolenko dhe Oleksandr Zinchenko që janë pjesë e Evertonit, përktësisht Cityt gjithashtu u përqafuan para fillimit të ndeshjes ndërsa West Ham Unitedi i ka dhënë disa ditë pushim Andriy Yarmolenkos për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *