Dy kryetarë bashkie të rajonit Kharkiv dyshohen se kanë ndihmuar pushtuesit rus
Kryetarët e dy qyteteve në rajonin e Kharkivit dyshohen për tradhti për ofrimin e ndihmës dhe bashkëpunimin me forcat pushtuese ruse. Agjencia e brendshme e inteligjencës e Ukrainës, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, tha në Telegram se kryebashkiaku i kryeqytetit të qarkut Kupyansk në rajonin lindor, 40 kilometra larg Rusisë, dyshohet se ia ka dorëzuar qytetin Moskës.
Një kryqëzim i rëndësishëm hekurudhor, Kupyansk është në pjesën veri-lindore të rajonit dhe kryetari i tij, Hennadiy Matsehor, u zgjodh në vitin 2020 në biletën e partisë pro-ruse të Opozitës Blloku-Për Jetën.
Më 27 shkurt, sipas kryeprokurores së vendit, Iryna Venediktova, kryebashkiaku iu drejtua komandës ushtarake të Rusisë dhe “i siguroi personelit ushtarak të shumë forcave ruse strehim, karburant dhe ushqim për të gjithë kohëzgjatjen pushtimit të tyre atje”.
Një tjetër kryebashkiak rajonal i Kharkivit dyshohet për tradhti. Kryebashkiaku i Pivdenniy Oleksandr Briukhanov u arrestua më 28 shkurt.
Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov tha se i dyshuari, “zëvendësi i tij, kreu i departamentit lokal të policisë rajonale dhe inspektori i qarkut u arrestuan sipas Nenit për Tradhti”.
Ai shtoi se “kjo është për mirëkuptimin e atyre që i lejojnë vetes të negociojnë me armikun…Ne nuk do të lejojmë të dorëzohet asnjë pëllëmbë e tokës sonë”.
Kur Rusia fillimisht pushtoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe territoret e Donbasit në vitin 2014, shumë personel në ushtri, qeveri, siguri dhe zbatim të ligjit në ato zona kaluan në anën pushtuese. Kjo mundësoi një pushtim të shpejtë të 7.2 për qind të territorit të Ukrainës.
Rruga Press