Ministri i jashtëm i Ukrainës ka thënë se sulmet ruse me raketa shkaktuan shpërthim në Kharkhiv
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kubela tha se “sulmet me raketa ruse” shkaktuan një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv, të martën.
“Sulme barbare me raketa ruse në Sheshin qendror të Lirisë dhe lagjet e banuara të Kharkiv. Putini nuk është në gjendje të shkatërrojë Ukrainën. Ai kryen më shumë krime lufte nga inati, vret civilë të pafajshëm. Bota mund dhe duhet të bëjë më shumë. RRISNI PRESIONIN, IZOLOJENI PLOTËSISHT RUSINË!”, tha Kubela në një postim në Twitter.
Të paktën gjashtë persona u plagosën nga shpërthimi, duke përfshirë një fëmijë, , sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Kërkimi për viktimat mbetet në vazhdim, tha shërbimi shtetëror.
© Rruga Press