Bota

Studiot e mëdha filmike ndalojnë lansimin e filmave në Rusi

Studio e njohura filmike të Hollywoodit, “Warner Bros”, “Disney” dhe “Sony”, e kanë ndaluar lansimin e filmave nëpër kinematë e Rusisë, kjo si pasojë e pushtimit të dhunshëm të Ukrainës.

Ky njoftim nënkupton se publikimet e filmave me buxhet të lartë dhe të mirëpritur nga fansat, si “The Batman”, “Turning Red” dhe “Morbius”, nuk do të lansohet sipas planit në këtë shtet.

Refuzimi i shfaqjes së projekteve kinematografike në Rusi vjen pasi qeveritë e vendeve të ndryshme anembanë botës, kanë filluar t’i vënë në funksion sanksionet e tyre kundër këtij shteti.

Këto ditët e fundit, korporata të mëdha globale, përfshirë këtu kompanitë e prodhimit të veturave dhe gjigantët e energjisë, i kanë shkëputur të gjitha bashkëpunimet me Rusinë.

Filmi me buxhet të lartë i studios “Warner Bros”, “The Batman”, planifikohej të lansohej në Moscow këtë të premte.

Lexo më shumë  Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit shtetas i Serbisë për katër ditë?

“Për shkak të krizës humanitare në Ukrainë, ‘WarnerMedia’, po e ndalon shfaqjen e filmit të artistik ‘The Batman’ në Rusi”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë së famshme filmike.

Ndërkohë, “Disney” e ka vonuar lansimin në Rusi të filmit të animuar “Turning Red”, të studios “Pixar”.

“Marrë parasysh pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe krizën tragjike humanitare, po e pauzojmë lansimin e filmave tanë në Rusi”, shkruhej në deklaratën për media të lëshuar nga “Disney”.

Gjigandi i kinematografisë shtoi se do të punojë me organizatat e ndryshme joqeveritare për të ofruar ndihmë urgjente dhe ndihma të tjera humanitare për refugjatët.

Studioja “Sony” po ashtu e ka pezulluar lansimin e projektit të shumëpritur “Morbius”, i cili bazohet në librat komik me supeheronj “Marvel”.

“Duke pasur parasysh aksionin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë dhe pasigurinë dhe krizën humanitare që po shpaloset në atë rajon, ne do të ndalojmë lansimet e planifikuara në Rusi. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo luftë dhe shpresojmë që kjo krizë të zgjidhet shpejt”.

Lexo më shumë  Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ndërkohë, platforma Netflix ka bërë të ditur se nuk do t’i respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga ky shtet.

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook, po ashtu kanë filluar me limitimin e prezencës së burimeve të lajmeve të mbështetura nga Rusia, në platformat e tyre pasi këto burime janë akuzuar për përhapjen e informacioneve të rreme rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *