Bota

Zelensky thotë se Japonia do t’i sigurojë Ukrainës paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh

Presidenti i Ukrainës thotë se kryeministri japonez Fumio Kishida ka rënë dakord t’i ofrojë Kievit 100 milionë dollarë ndihmë, përveç mbështetjes ekzistuese financiare.

“Një koalicion i vërtetë global kundër luftës funksionon,” shkroi Zelensky në Twitter pasi dyshja folën me telefon.

Kishida tha veçmas se Tokio do t’i bashkohet përpjekjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj bankës qendrore të Rusisë dhe do të vendosë sanksione ndaj individëve dhe organizatave bjelloruse, përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, duke pasur parasysh “përfshirjen e dukshme të vendit në pushtimin” e Ukrainës.

Lexo më shumë  Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *