BotaKryesore

Protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë. Gati 6,000 të arrestuar

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5,942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini urdhëroi një pushtim të Ukrainës, tha të dielën faqja e pavarur e monitorimit OVD-Info.

Sipas të dhënave të fundit, 2802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën, raporton gjithashtu OVD-Info. Vetëm në Moskë u arrestuan 1275 persona.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Deri më tani nuk ka pasur indikacione për protesta të hënën.

Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15 por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Gjoba të rënda dhe në disa raste edhe burg mund të vendosen për ata që protestojnë pa leje.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Të enjten, Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai tha gjithashtu se veprat penale mund të futeshin në të dhënat kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit”.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *