Foto nga tryeza e bisedimeve në Bjellorusi
Kjo foto tregon Ministrin e Jashtëm të Bjellorusisë, Vladimir Makei, duke bërë një deklaratë ndërsa ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov dhe delegatët përgatiten për bisedime me Vladimir Medinsky, ndihmësin presidencial të Rusisë dhe kreun e delegacionit.
Synimi i bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e forcave ruse pas një avancimi rus që ka ecur më ngadalë se sa prisnin disa.
Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi qëllimin e Moskës në negociata.
Nuk është e qartë nëse mund të arrihet ndonjë përparim nga ky takim.
Rruga Press