Fillojnë bisedimet me Rusinë
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me Rusinë në Bjellorusi kanë filluar, sipas Reuters.
Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase.
Delegacioni përfshin gjithashtu ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov.
Rruga Press