Lajme

Kijevë, fshati në Kosovë me emër të ngjashëm me kryeqytetin ukrainas

YouTube player

I rrethuar me Klinën, Malishevën e Drenicën gjendet fshati Kijevë me mbi 100 familje. Emri i tij përngjan me atë të kryeqytetit të Ukrainës. Ndonëse në kohë të ndryshme, historitë e dy vendeve që lidhen me luftën ngjasojnë.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Berisha, kujton luftën në vend derisa rrëfen se si Kijevë e Kosovës kishte qenë po ashtu vend ku u ndalën rusët.

Ura e fshatit ende njihet si ura e rusit.

“Lufta në Ukrainë ma kujton Kosovën për shumë arsye. Si pjesëtar i UCK-së atë kohë jam veshur ushtar me bindjen se do të fitoj dhe ta gëzoj lirinë. Pikërisht në këtë vend janë stacionuar forcat ruse. Kjo urë ma kujton luftën e Kosovës. Unë e përkrahi Ukrainën por nuk e përkrahi okupatorin rus. Kjo urë i ka taku fshatit Llozhicë në magjistralen Pejë-Prishtinë dhe kur e morën rusët, ura e ka marrë emrin ura e rusëve, pra gjithkah je i lirë, por tek ura nuk e ke lirinë”.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

61-vjeçari thotë se ushtria ruse përmes urës në fshatin Bujan të Malishevës mbi një vit e kishte vëzhguar të gjithë situatën në Kijevë dhe përreth saj.

“Rusët kanë qenë okupatorë të kësaj ane që të na mbajë ne fshatrave përreth njëfarë mënyrë kjo urë është një pikë ndarëse mes 3 trevave; Dukagjinit, Drenicës dhe zonës së Pashtrikut. Urën veç e kanë shkatërruar, rusët nuk e kanë ndërtua urën, kjo pjesë nga bombardimet ka qenë e pakalueshme. Këtu kanë qëndrua ushtarët rus me ndërrime se bazën kryesore e kanë pas në Kijevë. Ushtria ruse gjithmonë e kanë ndalë krejt kolonën na kanë kontrolluar, gjatë gjithë kohës kemi qenë nën kontroll”.

Ish-ushtarin e UÇK-së lufta e solli në Kosovë. Thotë se e bëri veprimin më të mirë për mbrojtjen dhe lirinë e vendit.

Historiani Hasan Toplana tregon se emri i fshati Kijevë daton qysh nga lashtësia. Ai thotë se vendi si karakteristike e ka pleqërinë.

“Kijeva si emër daton që nga viti 1932-42. Kijeva si pikë strategjike që e përshkon gjithë territorin e Kosovës është quajtur qendër e Kosovës nga arkeolog e historian. Lidhet me magjistralen Pejë, Prishtinë, Gjakovë. Kijeva njihet në krejt shqiptarin për “pleqërinë” brez pas brezi. Shumë kush ka mëndu që Kijëva a është Rusi a Kosovë? Por dihet nga kisha ilire se në Kijevë nuk ka pasur rus por gjithmonë shqiptar autokton”.

E për krejt ndodhitë e luftës, Kijeva kishte marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare./Koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *