BotaKryesore

Vlerësimet për numrin e të vdekurve nga OKB-ja dhe Ukraina

Një ekip monitorues i OKB-së për të drejtat e njeriut ka konfirmuar se ka pasur 376 viktima civile në Ukrainë, përfshirë 94 të vdekur, gjatë tre ditëve luftime.

Ai tha se konflikti kishte shkaktuar “pasoja të rënda humanitare” dhe viktimat mund të jenë dukshëm më të larta.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se 16 fëmijë janë vrarë dhe 45 janë plagosur gjatë katër ditëve të fundit.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Zelenskyy tha se 4,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani.

Në një thirrje drejtuar ushtarëve rusë, ai tha: “Shpëtoni jetën tuaj dhe largohuni”.

Ai tha se i kishte bërë thirrje Bashkimit Evropian për pranimin e menjëhershëm të Ukrainës sipas një procedure të re speciale.

Kjo vjen pasi Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ra dakord me kërkesën e Ukrainës për të zhvilluar një debat urgjent mbi pushtimin e Rusisë, disa minuta pasi i dërguari i Kievit tha në forumin e Gjenevës se disa nga veprimet ushtarake të Moskës “mund të përbëjnë krime lufte”.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *