Kurti e Murati pjesë e Samitit për Investime në Londër
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, po marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Londër.
Ai shkroi në rrjetin social Twitter se investitorëve potencialë do t’iu ofrohen mundësi për t’i zgjeruar bizneset e tyre dhe për të rritur ekonominë.
Lexo më shumë Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
“Ne po marrim pjesë në Samitin e pestë të Investimeve të Ballkanit Perëndimor nga #EBRD në Londër. Ne do të ofrojmë shumë mundësi për investitorët potencial për të zgjeruar bizneset e tyre dhe për të rritur ekonominë tonë”, ka thënë Kurti.
Rruga Press
Lexo më shumë “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

