Bota

Koreja e Jugut do t’i bashkohet sanksioneve të SWIFT kundër Rusisë

Koreja e Jugut do të ndalojë eksportet e materialeve strategjike në Rusi dhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi global i pagesave SWIFT, tha të hënën Ministria e Jashtme e vendit.

Ministria nuk bëri të ditur se cilat materiale strategjike kyçe do t’i nënshtroheshin ndalimit të eksportit, por tha se kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për vendimin e tyre nëpërmjet një kanali diplomatik.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Vendimi nëse do të ndalohen gjithashtu eksportet e materialeve jostrategjike, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe pajisjet elektronike, do të merret “sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *