Bota

Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka njoftuar një sërë masash “për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë transaksione financiare që përfshijnë bankën qendrore ruse, fondin e pasurisë kombëtare dhe ministrinë e financave të vendit”, shkruan The Guardian

Konkretisht, këto masa synojnë

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

-Të parandalojë Bankën Qendrore të Rusisë që të përdorë rezervat e saj valutore prej 630 miliardë dollarësh

– Të ndalojë bankat e përcaktuara nga aksesi i pagesave të sterlinës dhe kleringut përmes MB;

-Të forcojë ndjeshëm kufizimet tregtare kundër Rusisë;

Kancelari Rishi Sunak tha se masat “dëshmojnë vendosmërinë tonë për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”. Ai shtoi se masa do të imponojë “kostot më të larta për Rusinë dhe do ta ndërpresë atë nga sistemi financiar ndërkombëtar për sa kohë që ky konflikt të vazhdojë”.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *