Bota

Putini përmendi armët bërthamore, ministri ukrainas: Nuk i nënshtrohemi këtij presioni

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdor armët nukleare do ishte “katastrofë për botën’.“Por kjo nuk do të na mposhtë”, theksoi ai.Komentet e tij kanë ardhur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë në gatishmëri speciale forcat e saj bërthamore.

Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha se “ky urdhër nga presidenti Putin ka ardhur menjëherë pasi u bë e ditur se dy delegacionet janë gati të takohen për të biseduar”.“Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të ngritur aksionet dhe për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas. Por ne nuk do t’i nënshtrohemi këtij presioni. Ne do të shkojmë të dëgjojmë se çfarë Rusia ka për të thënë dhe pastaj të tregojmë se çfarë ne mendojmë. Ukraina nuk po bie, ne jemi duke derdhur gjak por po vazhdojmë suksesshëm ta mbrojmë vetveten”, ka thënë ai./BBC

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *