Bota

Franca u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Rusia

Franca ka “rekomanduar fuqimisht” që çdo shtetas i saj aktualisht në Rusi të largohet “pa vonesë”.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se po mbyllte gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet: “Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër rusi duke përfshirë turistët, vizitorët, studentët, profesionistët më mision, të marrin masa për t’u larguar nga vendi pa vonesë me lidhjet ajrore ekzistuese”.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ai gjithashtu këshilloi qytetarët që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm në Rusi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *