Bota

Bankat amerikane përgatiten për sulme kibernetike pas sanksioneve ndaj Rusisë

Bankat amerikane po përgatiten për sulme hakmarrëse kibernetike, pas vendimit të shteteve perëndimore për vendosjen e një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.

Ekspertët kibernetikë deklaruan se pritet të ketë sulme nga Rusia, derisa u theksua se janë duke i rritur monitorimet e rrjetit.

“Do të ketë disa masa hakmarrëse nga ta dhe unë mendoj se në mënyrën më pak të kushtueshme që ata mund ta bëjnë këtë, kjo do të thotë një lloj sulmi kibernetik”, tha Steven Schëeitzer, menaxher i lartë i portofolit të të ardhurave fikse në Sëarthmore Group në Neë York.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Në objektiv kryesor janë bankat globale, ndërsa sulme ‘ransomëare’ dhe ‘malëare’ pritet të ketë edhe në faqe interneti, si vjedhje apo fshirje të të dhënave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *