Lajme

Porti i Durrësit nuk ndalon tenderat, në prag të zhvendosjes shpenzon paratë për rikonstruksionin e zyrave

Në prag të zhvendosjes, në portin e Durrësit nuk ndalojnë tenderat. Madje këtë radhë është vendosur të shpenzohen 863 milionë lekë për rikonstruksionin e zyrave.

Autoriteti Portual i Durrësit vijon të zhvillojë prokurime publike, në një kohë kur kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar se pranverën e këtij viti do nisin punimet për projektin e jahteve.

Me nisjen e zbatimit pika  doganore dhe infrastruktura teknologjike e këtij porti do zhvendosen në vend tjetër.

Por pavarësisht këtij plani që ka qeveria shqiptare së bashku me kompaninë arabe “Alabbar”, drejtuesit e Portit të Durrësit vijojnë të shpenzojnë para për rikonstruksionin e godinave dhe blerjen e vinçave e mjeteve të tjera që do zhvendosen.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

I tillë është dhe tenderi për “zbatimin e projektit për zyrat modulare për agjencitë doganore”, prokurim ky që ka kapur një shifër prej 863 milion lekë të vjetra.

Fondet do të jepen nga drejtuesit e Autoritet Portual Durrës, ndërsa kompania që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e godinës është pikërisht firma “Klajger Konstruksion” me pronar Sadik Lumin.

Të gjitha këto veprime janë kryer paralel me kohën kur qeveria shqiptare shpaloste projektin e nisjes së punimeve për shndërrimin e portit të Durrësit, në një pikë atraktive turistike.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Pak ditë më parë “Ora News” zbuloi se që prej datës 9 shkurt drejtuesit e këtij institucioni kanë hapur procedurën për blerjen e një vinçi, “Mbile Harbour Crane” MBC, me vlerë prej 432 milion lekë ose 3 milionë e 560 mijë euro.

Procedura është në kryerje e sipër dhe po zhvillohet në një kohë kur pronësia mbi Autoritetin Portual Durrës i është hequr Ministrisë së Ekonomisë dhe i ka kaluar Ministrisë së Financave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *