BotaKryesore

Bildt: Serbia me qëndrimin e saj diskualifikoi veten nga anëtarësimi në BE

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se Serbia me qëndrimin e saj se mbështetet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i vendos sanksione Rusisë, e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në BE.

Bildt, që kishte shërbyer si kryeministër i Suedisë nga viti 1991 deri në vitin 1994, dhe ministër i Jashtëm i Suedisë nga viti 2006 deri në vitin 2014, ka thënë se në BE nuk ka vend për shtete anëtare që nuk ndajnë vlerat themelore të BE-së.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Bild ishte edhe Përfaqësues i Lartë në Bosnjë-Hercegovinës nga viti 1995 deri në vitin 1997, ndërsa ai më 8 mars të vitit 2008 u bë ministri i parë i jashtëm i një vendi që vizitoi zyrtarisht Kosovën që kur e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Me këtë qëndrim Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona”, ka shkruar Bildt në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *