(Video) Fitore e jashtëzakonshme e luftëtarit shqiptar në UFC
Ramiz Brahimaj ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të dueleve të mëdha në UFC, serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA). Luftëtari shqiptar që jeton në SHBA, të shtunën mbrëma fitoi ndaj amerikanit Michael Gillmore. Dueli i takonte kategorisë uelter.
Brahimaj fitoi për vetëm 2:02 minuta. Realizoi një kapje të suksesshme në fytin e Gillmores, të cilin e detyroi të dorëzohet. Brahimaj kishte njërin prej dueleve të parë në mbrëmjen “UFC Fight Night 202”, që u mbajt në Las Vegas.
Dueli kryesore ishte ai mes Islam Makhachevit dhe Bobby Greenin. Makhachev fitoi me nokaut në raundin e parë. Brahimaj 29-vjeçar, jeton në New York. Në MMA tani ka dhjetë fitore e katër humbje. Ndërsa bilanci i tij në UFC është dy fitore e dy humbje. Brahimaj vazhdimisht shfaq flamurin shqiptar dhe flamurin e Kosovës. Është prej dy shqiptarëve në UFC, serinë me shikueshmëri të madhe. Ilir Latifi ka karrierë më të gjatë në këtë seri.
Rruga Press