(Video) Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë marrë vëmendjen e botës; edhe futbolli është prekur nga kjo situatë
Në ndeshjen e javës së 27-të të Premier Leagues mes Everton dhe Manchester City, një episod emocionues ka emocionuar të gjithë të pranishmit por jo vetëm.
Kjo ndeshje shërbeu gjithashtu si një mesazh i fortë i dërguar për situatën e ndodhur, me skuadrat që kishin zgjedhur të solidarizohen me Ukrainën dhe kanë zbritur në fushën e blertë me bluza dhe flamur në mbështetje të ukrainasve për t’i kërkuar Rusisë ndalimin e sulmeve.
Ata gjithashtu treguan mbështetjen e tyre për dy lojtarët ukrainas që ishin në ndeshje Zinchenko dhe Mykolenko. Ata të dy u përqafuan gjatë nxehmjes dhe nuk mund t’i mbanin lotët kur turma dhe skuadra i duartrokitën, një gjest shumë i çmuar ky për dy lojtarët ukrainës.
Rruga Press