Zelensky e quan gjenocid luftën e Rusisë ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “gjenocid” në luftën e saj kundër Ukrainës.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i klasifikojë veprimet e Rusisë si “gjenocid”, shkroi ai në Twitter të shtunën në mbrëmje.
Për më tepër ai tha se Rusisë duhet t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Më herët, Zelensky kishte folur me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres./REL
Rruga Press