Bota

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për përpjekjet e luftës në Ukrainë përmes donacioneve anonime të Bitcoin.

Sipas BBC, studiuesit në Elliptic, një kompani e analizës së blockchain, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur “paratë” duke reklamuar adresat e portofolit të tyre bitcoin në internet.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Më shumë se 4,000 donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur që i ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë një OJQ-je, ndërsa donacioni mesatar është 95 dollarë.

Llogaria zyrtare në Twitter e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomovalutave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.

Aty gjithashtu u postua adresa për “dy kuleta kriptomovalutash” dhe brenda katër orëve kishte mbledhur më shumë se 3.3 milionë dollarë nga donacionet.

Themeluesi i Elliptic, Tom Robinson i tha BBC-së: “Ndërsa disa kompani të financimit dhe pagesave kanë refuzuar të lejojnë dhënien e donacioneve për grupet që mbështesin ushtrinë ukrainase, kriptovalutat janë shfaqur si një alternativë e fuqishme”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *