Bota

Gjermania ndryshon mendjen, lejon dërgimin e armëve në Ukrainë

Gjermania ka tërhequr një bllokadë mbi transferimin e armëve vdekjeprurëse në pronësi të saj, për të lejuar dërgimin e 400 granatahedhësve me raketa (RPG) nga Holanda në Ukrainë.

Sipas David Herszenhorn nga Politico, kjo mund të përfaqësojë një ndryshim të madh në ndihmën ushtarake evropiane për Ukrainën.

Deri më tani, Gjermania kishte një praktikë të gjatë për të mos lejuar që armët vdekjeprurëse të kontrolluara ose të shitura fillimisht të dërgoheshin në zonat e luftës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Estonia kishte dashur të dërgonte armë në Ukrainë, por për shkak se Gjermania ia kishte shitur Finlandës, nga e cila Estonia i kishte blerë, Gjermania kishte të drejtën e vetos, raporton Guardian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *