“Nuk ka më kohë për të pritur“/ Wladimir Klitschko i bën thirrje botës të ndihmojë në ndalimin e pushtimit rus
Wladimir Klitschko, vëllai i kryebashkiakut të Kievit dhe ish-kampion i peshave të rënda, i ka bërë thirrje “të gjithë botës”, duke bërë thirrje që lufta “që Rusia ka nisur” të ndalet.
Ish-boksieri i është bashkuar vëllait të tij Vitali në luftë.
Ai postoi një video në Twitter, duke thënë se “civilët u qëlluan me raketa, me operacione speciale që vriten civilë dhe kjo po ndodh në zemër të Evropës”.
Ai tha: “Nuk ka kohë për të pritur sepse kjo do të çojë në një katastrofë humanitare.“
“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus me gjithçka që mund të keni, tani.“
“Pas një ore apo nesër do të jetë tepër vonë.“
“Ju lutemi veproni tani, mos prisni. Veproni tani, ndalojeni këtë luftë.”
#StayWithUkraine #Ukraine #StayTogether #StandTogether #Demo4Democracy #United #StopRussia #StopTheWar pic.twitter.com/lF7ylif1Nz
— Klitschko (@Klitschko) February 26, 2022
Rruga Press