Zelensky u bën thirrje qytetarëve: Kthehuni në Ukrainë për ta mbrojtur vendin
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur edhe një herë dhe ka thënë se shteti i tij do të trimumfojë mbi forcat ruse.
Ai ka thënë se forcat qeveritare ende kontrollojnë Kievin dhe “pikat kyçe rreth qytetit”. Shtoi se forcat ukrainase do të fitojnë dhe kritikoi për dezinformatat.
“Ju lutem, ndaloni ata që po gënjejnë ose që po tentojnë të ju gënjejnë ju apo ne. Duhet ta ndalojmë këtë luftë. Mund të jetojmë në paqë së bashku, globalisht si njerëz”, ka thënë ai.
“Ushtria jonë, garda jonë kombëtare, policia jonë kombëtare, mbrojtja e territorit tonë, shërbimi special, shtetas të Ukrainës, ju lutemi vazhdoni. Ne do të fitojmë. Lavdi Ukrainës”.
Zelenskiy shtoi më tej: “Ne po frenojmë me sukses sulmet e armikut. Ne e dimë se po mbrojmë tokën tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe zonat kryesore kontrollohen nga ushtria jonë”.
Zelensky tha se rusët po godasin zonat e banuara, po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën energjetike dhe “të gjithë duhet të na ndihmojnë që të ndalojmë këtë pushtim”.
Ai tha se pas diskutimeve me liderët e BE-së në ditët e fundit, duke përfshirë mbylljen e Rusisë nga sistemi i pagesave Swift, ai beson se Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe qytetarët e saj duhet të kenë të njëjtat të drejta.
“Ne e diskutuam këtë sot me liderët evropianë. Të gjitha pajisjet dhe ndihma ushtarake e mbrojtjes po vijnë në Ukrainë dhe po punohet për shkëputjen e Rusisë nga Sëift. Shpresoj se Hungaria do të detyrohet të mbështesë këtë vendim”.
Ai kërkoi që njerëzit që mund të kthehen në Ukrainë për të luftuar, ta bëjnë këtë: “Në çdo orë dhe vend, kudo ku armiku po vret njerëzit tanë, forcat tona të armatosura po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar armikun”.
“Ato qytete dhe qyteza që po sulmohen nga ajri po qëndrojnë, ju lumtë. Nëse mund të shkatërroni pushtuesit, ju lutemi bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, ju lutemi bëni, ju lutemi kthehuni”.
“Çdo mik i Ukrainës që dëshiron të bashkohet me Ukrainën për të mbrojtur vendin, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë. Do të njoftohet shumë shpejt se si mund të bëhet kjo. Kushdo që po mbron Ukrainën është një hero.”
Ai i bëri një lutje tjetër popullit rus për të ndihmuar në ndalimin e luftës duke ushtruar presion mbi Vladimir Putin dhe qeverinë e tij. Protestuesit kundër luftës janë arrestuar ditët e fundit në Moskë dhe Shën Petersberg.
“Shtetasit tuaj po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj kësaj lufte. Ne e dimë se shumë njerëz në Rusi janë të tronditur tani nga brutaliteti i qeverisë ruse, ky është reagimi i duhur, unë jam mirënjohës për këtë reagim.”
Rruga Press