Ukraina i reziston sulmit rus në rajonin perëndimor
Kryetari i bashkisë së Lviv-it këtë mëngjes dha një përditësim mbi situatën në rajon.
Duke folur në aplikacionin e mesazheve Telegram, Andrey Sadovyi tha se tre helikopterë rusë mbërritën pranë Brody në Ukrainën perëndimore në orën 9 të mëngjesit.
Ata kishin rreth 60 trupa ruse në bord, tha ai.
Megjithatë, z. Sadovyi shtoi: “Forcat e armatosura (ukrainase) po zmbrapsin pushtuesin! Ne po e mbajmë situatën nën kontroll.”
Shumica e luftimeve në Ukrainë deri më tani kanë qenë në lindje, veri dhe jug.
© Rruga Press