Banori rus në Ukrainë u del përballë ushtarëve të Rusisë: Jeni të ndyrë, turp të keni
The Guardian ka raportuar mbi një konfrontim midis një të moshuari banor në Melitopol të Ukrainës dhe ushtarëve rusë.
Rusët pretenduan se kishin marrë qytetin bregdetar sot dhe – megjithëse ende e pakonfirmuar – kjo do të sugjeronte se edhe disa banorë rusë nuk janë shumë të kënaqur t’i shohin ato. Megjithatë, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë mohoi pretendimet e Rusisë dhe tha se rusët nuk kanë marrë asnjë nga qytetet që kishte synim në fillim.
Ja çfarë u thotë banori ushtarëve: “Rusët që pushtojnë Ukrainën janë kaq të ndyrë!
“Çfarë po bën këtu? Ne kemi jetën tonë dhe ju keni tuajën. Edhe unë jam rus, por jetoj në këtë vend”, u thotë banori i cili qëndron përballë ushtarëve rusë.
“Ju keni vendin tuaj dhe ne kemi tonin. A nuk keni ndonjë problem në vendin tuaj? A jeni të gjithë të pasur atje? Turp të kesh!”
Videoja e tij është bërë virale në rrjetet sociale.
Rruga Press