Bota

Macroni paralajmëron bujqit francezë: Lufta në Ukrainë do të peshojë mbi ju

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e rënda që fuqitë perëndimore kanë marrë kundër Rusisë, do të kenë pasoja afatgjata dhe serioze për sektorin bujqësor francez, ka thënë të shtunën presidenti francez Emmanuel Macron.

“Nëse më kërkoni të ndaj një bindje me ju këtë mëngjes, është se kjo krizë është këtu për të qëndruar, kjo luftë është këtu për të qëndruar,” u ka thënë Macroni të shtunën fermerëve francezë.

Kufizimet tregtare që vijnë nga sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do të rëndojnë mbi eksportet franceze si vera dhe drithërat, ka shtuar Macroni, ndërsa sipas tij, një rritje e mëtejshme e çmimeve të energjisë do të godasë blegtorinë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Ne po ndërtojmë një plan elasticiteti”, është shprehur Macroni, duke shtuar se do të merren masa për të mbrojtur fermerët nga presionet e kostos, dhe për të kompensuar të ardhurat e humbura.

Nga rritja e çmimeve të mallrave vitin e kaluar kanë përfituar prodhuesit e drithërave, por ajo ka shtrydhur blegtorët për të cilët ushqimi me drithëra është një kosto e madhe. Qeveria njoftoi në fund të janarit një paketë lehtësimi prej 270 milionë euro për sektorin e mishit të derrit.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Kriza në Ukrainë po rrit paqëndrueshmërinë në tregjet bujqësore, me kontratat e së ardhmes së grurit në Paris duke shënuar një rekord të lartë të enjten. Fermerët janë gjithashtu të shqetësuar se kriza mund të përkeqësojë tensionet e furnizimit me plehra, dhe të prishë sezonin e të korrurave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *