Kosova nis ngritjen e një baze në pikën kufitare të Bërnjakut me Serbinë, dalin pamjet. Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak. Lajmi u raportua fillimisht nga media Kallxo.com.
Këtë aksion Policia e ka nisur në orët e para të së shtunës duke dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për rrethimin e kësaj baze.
Makineritë e rënda janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak, aty ku do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.
Policia e Kosovës doli me njoftim në lidhje me ngritjen e bazës policore në afërsi të kufirit me Serbinë në Bërnjak, që tha se do të bëhet për të përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë të kufirit.
“Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore çdo herë ndërmerr veprimet e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel vendi.
Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.
Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Rruga Press