BotaKryesore

Zelensky akuzon Rusinë për sulmin ndaj “kopshteve të fëmijëve dhe infrastrukturës civile”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në video-mesazhin e tij të premten në mbrëmje se forcat ruse kanë sulmuar “infrastrukturën civile”, duke përfshirë kopshtet e fëmijëve.

Duke iu drejtuar popullit të Rusisë duke folur rusisht, Zelensky tha: “Nuk ka asgjë që mund të shpjegojë pse kopshtet e fëmijëve dhe infrastruktura civile po bombardohen.”

Ai vazhdoi: “Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas? Kush janë ata? A janë edhe ata neonazistë? Apo janë ushtarë të NATO-s që imponuan një kërcënim ndaj Rusisë?”

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri pretendime të pabaza për ukrainasit, të premten në këshillin e tij të sigurisë. Putini shpesh përsërit pretendimin e pabazë dhe të pasaktë se qeveria ukrainase e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim “nazist” ose “fashist”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se “shumë” qytete janë nën sulm dhe iu lut qytetarëve ukrainas “të jenë shumë të kujdesshëm”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Ju lutemi ndihmoni njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit, të vetmuarit, ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj”, tha ai. “Në rast rreziku, ju lutemi shkoni në strehimore”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *