Sport

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, reagon Pele

Sulmet që Rusia ka vazhduar ndaj Ukrainës, kanë prekur të gjithë pa përjashtim. Mes shumë reagimesh që kanë ardhur sigurisht po flasim për botën e sportit, nuk kishte si të mungonte edhe një reagim nga një nga legjendat braziliane e futbollit, Pele.

Pele shkroi se i lutet Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria.

“Vitet kalojnë, por pak ka ndryshuar që kur isha fëmijë. Tragjeditë që kemi përjetuar tashmë duhet të na kishin mësuar të ndërtonim një botë më paqësore. Unë i dërgoj solidaritetin tim popullit të Ukrainës. Jam në lutje, duke i kërkuar Zotit që të mbizotërojë paqja, liria dhe dashuria”,  ka shkruar Pele.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *