Bota

E gjithë Europa kundër Rusisë, Bjellorusia dhe Serbia nuk dënojnë sulmin ndaj Ukrainës

Të gjitha shtetet e tjera të Europës kanë dënuar me nota të ashpra ofensivën ruse ndaj fqinjit ukrainas. 

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në kontinetin europian që nuk kanë dënuar publikisht sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Të gjitha shtetet e tjera të Europës kanë dënuar me nota të ashpra ofensivën ruse ndaj fqinjit ukrainas.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ende nuk ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me sjelljen e aleatit të tij të madh presidentit rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka thënë se duhet të vendoset sistem me raketa me rreze deri në Berlin në mënyrë që të mos lejohet BE dhe NATO të kërcënojnë Bjellorusinë dhe Rusinë.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sot, presidenti rus Putin pranoi të bisedojë me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Nga ana tjetër, raportimet e huaja shtojnë se forcat ruse po afrohen me shpejtësi drejt Kievit dhe pritet ta marrin nën kontroll brenda pak kohësh. SHBA pretendon se Rusia ka në plan të kapë të gjithë liderët e Ukrainës dhe t’i detyrojë të firmosin kapitullimin ndaj Moskës. Më pas, Uashingtoni këmbëngul se Putin do të instalojë një regjim kukull në Kiev.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *