Bota

Vuçiqi hedh poshtë propozimin e BE-së, nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka qenë pjesë e mbledhjes së qeverisë ku kanë vendosur të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Mediat vendase bëjnë me dije se Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndër të tjera në këtë takim nuk është folur për sanksione ndaj Rusisë. Ministrat e SPS-së Branko Ruziç dhe Novica Tonçev, të cilët abstenuan gjatë votimit, nuk mbështetën vendimin e shumicës për të hedhur poshtë propozimin e BE-së që Serbia të apelojë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë pritet që këtë të premte përmes një deklarate për mediat Vuçiç të bëjë publik këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me Patriarkun Porfirio, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Ukrainë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *