BotaKryesore

Ligjvënësit gjermanë, thirrje kancelarit të përjashtojë Rusinë nga sistemi SWIFT

Ligjvënësit gjermanë kanë kritikuar kancelarin Olaf Scholz për mospërjashtimin e Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT, në raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Moskës, shkruan CNN.

Anëtari i Parlamentit gjerman Norbert Rottgen, tha përjashtimi i Rusisë nga sistemi SWIFT është armë më e fortë duke shtuar se: “Përjashtimi i Rusisë nga SWIFT nuk duhet të dështojë tani për shkak të Gjermanisë!”

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi dhe është përpjekur të mbajë gazsjellësin Nord Stream 2 jashtë politikës globale. Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz ndaloi procesin e miratimit të Nord Stream 2.

Ndërkohë, mijëra njerëz protestuan në rrugët e Berlinit të enjten mbrëma në shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Policia tha se rreth 2,500 njerëz,  mes tyre disa emigrantë ukrainas që jetojnë në Gjermani u mblodhën në Portën e Brandenburgut, e cila u ndriçua me ngjyrat kombëtare të Ukrainës.

Lexo më shumë  2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në rajon

Rreth 150 protestues u mblodhën jashtë ambasadës ruse, tha policia. Turmat u mblodhën gjithashtu në qytete të tjera gjermane, duke përfshirë Potsdamin, Lajpcigun dhe Mynihun në shenjë mbështetjeje, ndërsa Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës të enjten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *