Moldavia pret refugjatët e parë ukrainas
Presidentja e Moldavisë znj. Maia Sandu ka njoftuar për arritjen e refugjatëve të parë nga Ukraina. Ajo është shprehur se Moldavia do jetë e hapur për qytetarët ukrainas.
Ja tweet-i i saj i plotë:
“Qytetarët e parë mbërrijnë në Moldavi , me mbi 4000 kalime sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme vendosjeje pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët ukrainas që kanë nevojë për kalim tranzit ose qëndrim të sigurt.”
Ndërkohë radhët e gjata të emigrantëve tashmë janë shtuar drejt perëndimit, përkatësisht drejt vendeve balltike dhe vendeve të Europës Qendrore.
©Rruga Press