BotaKryesore

Pushtimi i Ukrainës – Manchester United anulon marrëveshjen 40 milion £ me linjën ajrore ruse

Manchester United anulon marrëveshjen e sponsorizimit prej 40 milion £ me linjën ajrore ruse Aeroflot, pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës.

Manchester United kishte planifikuar të fluturonte me Aeroflot për në Madrid të martën. Klubi e ndërroi Aeroloft me Titan Airways në minutën e fundit, pas pushtimit rus.

Ata tani kanë ndërprerë lidhjet me kompaninë ruse, konfirmoi klubi.

Unitedi dhe Aeroflot ishin partnerë tregtarë afatgjatë, por jo më.

Lëvizja është në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës dhe vjen pasi Unitedi fluturoi në Madrid, të martën, me Titan Airways.

Një zëdhënës i ManUnt tha: ‘Nën dritën e ngjarjeve në Ukrainë ne kemi tërhequr të drejtat e sponsorizimit të Aeroflot. Ne ndajmë shqetësimet e fansave tanë në mbarë botën dhe shprehim ngushëllimet tona për të prekurit.’

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ekipi kishte një marrëveshje të gjatë tregtare që nga viti 2013, por tani i ka ndërprerë lidhjet.

Marrëveshja e United me Aeroflot u rinovua në 2017-n në shumën prej 40 milionë £ dhe do të skadonte në vitin 2023.

Aeroflot është linjë ajrore dhe fluturon në 146 destinacione, përkatësisht, në 52 vende.

Përveç fluturimit të yjeve të Unitedit në të gjithë botën, Aerofloti gjithashtu i ofroi klubit udhëtime dhe këshilla logjistike, por Unitedi tani është hedhur në kërkim për një partner të ri fluturimi, duke shqyrtuar një bashkëpunim të mundshëm me Qatar Airways.

Unitedi ka arkëtuar një shumë prej rreth 100 milionë £ në total nga bashkëpunimi i tyre nëntëvjeçar me Aeroflot.

Interesante është ajo se çmimi i aksioneve të Unitedit ra pas pushtimit rus të Ukrainës dhe u spekulua se mund të kishte ardhur për shkak të lidhjes së tyre me Aeroflotin.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Që nga e enjtja, në dy javë çmimi i aksioneve kishte rënë nga 14,08 dollarë për aksion në 13,10 dollarë, një rënie prej 7 %.

Unitedi shpresojë që përfundimi i partneritetit të tyre me Aeroflot të paktën të ndalojë rënien e çmimit të aksioneve.

Klube të tjera si skuadra gjermane Schalke, gjithashtu po i japin fund lidhjes së tyre me kompanitë ruse dhe ato nuk sponsorizohen më nga Gazpromi.

Vendimi i tyre është më i fundit nga ato që vijnë si rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit rus dhe më herët u vendos që finalja e këtij viti të Champions League të mos mbahet më në Rusi.

Finalja është zhvendosur në Paris pasi UEFA konfirmoi se Shën Petersburgu nuk do të jetë më qyteti mikpritës.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *