Bota

Me kallashnikov në rrugët e Kievit, ish-presidenti i Ukrainës e quan Putinin të çmendur

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko – i armatosur dhe i rrethuar nga forcat mbrojtëse – ka folur me CNN-in nga rrugët e Kievit dhe ka thënë se ukrainasit janë gati për të mbrojtur shtetin e tyre.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë, Putini shpalli një luftë jo për Ukrainën. Putini i shpalli luftë të gjithë botës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ai e quajti presidentin rus “thjesht të çmendur”.

“Ai është thjesht i çmendur. Është djallëzor të vijë këtu të vrasë ukrainas”, ka thënë Poroshenko.

Poroshenko ka thënë se Ukraina ka nevojë për asistencën e Perëndimit, përfshirë sanksionet.

Ai u shpreh i bindur se Putini kurrë nuk do ta marrë Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *