Merkel thyen heshtjen: Agresioni rus në Ukrainë i pajustifikueshëm! Putin duhet ndalur
Ish-kancelarja Angela Merkel, ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe ka mbështetur përpjekjet e pasuesit të saj SPD, Olaf Scholz, për të ndaluar presidentin Vladimir Putin.
Ky është reagimi i parë që vjen nga ish-kancelarja Merkel.
“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të gjerë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Merkel, ndërsa shtoi: “Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm.
Të gjitha përpjekjet e Qeverisë Federale, së bashku me Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe partnerët e Gjermanisë në grupin G7 të vendeve kryesore ekonomike, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara, duhet të angazhohen për t’i dhënë fund kësaj lufte agresioni të Rusisë dhe Presidentit Putin sa më shpejt, keni mbështetjen time të plotë”.
Rruga Press