Kosova i bashkohet ShBA-së dhe Evropës me sanksione ndaj Rusisë
Në mbledhjen e sotme të qeverisë do shqyrtohet propozim vendimi ku Qeveria e Kosovës do vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Masat ndëshkuese vijnë pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ky vendim pritet të merret në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Gjatë ditës së djeshme, presidenti i ShBA-së, Joe Biden prezantoi disa sanksione ndaj Rusisë ku pritet të marrin pjesë edhe 27 anëtarët e BE-së dhe G7-së.
Rruga Press