Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, Blinken: I bindur se Putin dëshiron të rrëzojë qeverinë në Kiev

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tregoi se Rusia po synon të kapë Kievin dhe më pas të shtrijë kontrollin në qytetet e tjera kryesore të vendit. Në një intervistë për “abc News”, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se presidenti rus Vladimir Putin synon të rrëzojë qeverinë ukrainase. Ai shtoi se NATO është e vendosur të mbrojë çdo centimetër territor të hapësirës së saj.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Jam i bindur se ai po përpiqet të bëjë këtë gjë. Do të thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj çdo vendi tjetër të kësaj organizate. Presidenti ka qenë i qartë se ne do të mbrojmë çdo centimetër territor të NATO-s. Plani i Rusisë ka qenë që të vendosë Kievin nën rrezik, të sulmojë kryeqytetin dhe të avancojë në qytetet e tjera kryesore. Ekziston mundësia që Putin të shkojë përtej Ukrainës, por angazhimi ligjor i NATO-s është që mbrojtja të shërbejë si parandalim“, u shpreh kryediplomati amerikan.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *