Lajme

Situata në Ukrainë: Kurti iu bën thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës në Ukrainë.

Përmes një shkrimi në Twitter,  iu ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimorë”.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkroi Kurti.

Më herët presidentja Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës – e cila, siç tha, ka mandat që t’i mbrojë qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, janë të përgatitur qe një kohë që të reagojnë në situata të ndonjë sulmi.

Sipas saj, tendencat për destabilizimin e rajonit tonë nuk kanë filluar sot, prandaj ka një kohë të gjatë që janë duke u bërë përgatitjet, planet operative dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga institucionet tona të sigurisë, dhe ato e kanë përkrahjen e plotë të institucioneve politike.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *