BotaKryesore

Ukraina kërkon debat urgjent në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Ukraina ka kërkuar një debat urgjent në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi situatën që rrjedh nga “agresioni rus”, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

“Kjo është një përgjigje ndaj përkeqësimit jashtëzakonisht të rëndë të situatës së të drejtave të njeriut në Ukrainë si rezultat i armiqësive të Rusisë në territorin ukrainas,” tha Yevheniia Filipenko, ambasadorja e Ukrainës në OKB në Gjenevë, në një letër dërguar forumit të presidentit, postuar në Twitter.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Në postime të veçanta në Twitter, Mbretëria e Bashkuar dhe BE thanë se e mbështesin masën.

Një deklaratë e OKB-së tha se presidenti i Këshillit do të takohet dhe do të diskutojë kërkesën me organin prej 47 anëtarësh për shqyrtimin e saj.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Nevojitet një shumicë e thjeshtë për të mbajtur një debat urgjent gjatë hapjes së sesionit kryesor vjetor njëmujor të hënën.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *