Prorusët bllokada në Mal të Zi
Forcat pro-serbe të Frontit Demokratik kanë dalur rrugëve të Malit të Zi duke i bllokuar ato dhe duke kënduar emrin e Vladimir Putinit.
Analisti malazez, Ljubomir Filipovic, i cili paralajmëroi edhe protestat nga forcat pro ruse dhe vendet ku do të bllokohen rrugët gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur se protestuesit kanë thirrur këngë që lavdërojnë autokratin rus Vladimir Putin.
Ukraine is under attack, and Montenegro will be under a total blockade by the pro-Russian forces today. The map of the announced blockades. pic.twitter.com/APuyR9MWP2
— Ljubomir Filipović (@ljubofil) February 24, 2022
“Mbylljet e rrugëve të organizuara nga Fronti Demokratik pro-Rus janë parë në të gjithë Malin e Zi. Flamujt rusë dhe serbë kudo, turmat duke kënduar këngë duke lavdëruar Putinin.”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi kanë mbajtur protesta tash e një kohë prej që ka rënë qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, falë mocionit të nisur nga lideri i partisë URA, Dritan Abazovic.
Bllokadat dhe protestat po organizohen nga të njëjtit njerëz që organizuan grushtin e shtetit në vitin 2016, në bashkëpunim me inteligjencën ruse.
Pres 10 ditësh e kanë shtyrë planin për bllokadën, por sot do e zbatojnë. Sistemi i sigurisë dhe i mbrojtjes në Mal të Zi është shumë i kompromentuar që nga viti 2020 kur në qeveri erdhën forcat proruse e proserbe.
Rusia ka nisur agresionit kundër shtetit të Ukrainës sot, në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Pjesë e reagimeve ishte edhe shteti i Malit të Zi.
Rruga Press