Deri tani janë lëshuar më shumë se 100 raketa mbi Ukrainë
Sulmet e para ruse në Ukrainë që filluan në orët e para të së enjten kanë përfshirë “afërsisht më shumë se 100 raketa të llojeve të ndryshme të lëshuara nga Rusia, ka bërë të ditur të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Raketat përfshinin raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi si armë kryesore, por numri përfshinte gjithashtu edhe raketa balistike me rreze të mesme, raketa lundrimi, raketa tokë-ajër dhe raketa të lëshuara nga Deti i Zi”, ka bërë të ditur ky zyrtar.
Të paktën 75 bombardues të rëndë dhe të mesëm ishin pjesë e sulmit fillestar në Ukrainë, ka shtuar zyrtari amerikan.
Rusia nisi “disa inkursione tokësore” në Ukrainë nga Bjellorusia, në veriperëndim të Kievit, ka shtuar zyrtari.
Rruga Press